BLUSHI NGRE TONET: BOLL ME DEPUTETE QE I CAKTON KRYETARI I PARTISE, TI ZGJEDH POPULLI
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur tone të forta gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, duke kërkuar tërheqjen e menjëhershme të akteve normative që lidhen me reagimin ndaj protestave të studentëve. Ai ka akuzuar mazhorancën për përshkallëzim të situatës, ndërsa debatet janë zhvendosur edhe te Reforma Zgjedhore, ku është përplasur me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Gjatë fjalës së tij, Blushi kundërshtoi përfshirjen e akteve normative në kalendarin e punimeve të Kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si një përpjekje të shumicës për të vijuar qeverisjen përmes përdorimit të forcës. “Futja në kalendar e këtyre akteve dëshmon se doni të vazhdoni të qeverisni nëpërmjet dhunës. Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës shtetërore. Kryeagjenda e këtij Kuvendi nuk...
Burimi:
ntv.al