Shqipëria zhytet në korrupsion, 92% e qytetarëve e shohin si dukuri masive
Në Shqipëri shqetësimet për korrupsionin janë rritur se tepërmi gjatë këtij viti, teksa në vendet e Ballkanit Perëndimor po shënojnë rënie. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Shqipëri, 92,1% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin mjaft ose shumë të përhapur, nga 86,6% një vit më parë. Mesatarja e gjashtë vendeve të rajonit ra nga 81% në vitin 2025 në 76,5% në vitin 2026, duke e zgjeruar diferencën me Shqipërinë me rajonin në 15,6 pikë përqindjeje. Në vitin 2026, 36% e të pyeturve në Shqipëri e cilësuan korrupsionin “shumë të përhapur”, nga 28% në vitin 2025. Ndërkohë, përqindja e atyre që e quajnë “mjaft të përhapur” ra lehtë, nga 58% në 56%. U ngushtua edhe grupi që e sheh korrupsionin si dukuri...
Burimi:
gijotina.com