Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Shqipëria është vlerësuar nga StartupBlink me “Çmimin për ekosistemin e startupeve me rritjen më të shpejtë në rajonin e Adriatikut”, në kuadër të Çmimeve të Ekosistemeve të Startupeve 2026. Çmimi u pranua në emër të ekosistemit shqiptar nga Startup Albania, gjatë ceremonisë së zhvilluar më 23 shtator në Tashkent, Uzbekistan, në kuadër të javës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Sipas Indeksit Global të Ekosistemeve të Startupeve 2026, të publikuar nga StartupBlink, Shqipëria ka shënuar një rritje prej 71.14%, e 4-ta për ritmin e zhvillimit në Europë, dhe e para mes vendeve të Adriatikut të përfshira në renditje. Renditja e StartupBlink bazohet në të dhënat dhe analizat e Indeksit Global të Ekosistemeve të Startupeve, i cili vlerëson zhvillimin dhe performancën e ekosistemeve në nivel global....