Shqipëria U-21 njeh kundërshtarët e Europianit 2027, përballje të forta me Spanjën dhe Italinë

Shqipëria U-21 njeh kundërshtarët e Europianit 2027, përballje të forta me Spanjën dhe Italinë

Kombëtarja shqiptare U-21 ka mësuar kundërshtarët që do të ketë përballë në Kampionatin Europian të vitit 2027, një kompeticion ku kuqezinjtë do të jenë pjesëmarrës si një nga vendet organizatore, së bashku me Serbinë. Shorti i hedhur në Beograd e ka vendosur Shqipërinë në Grupin B, aty ku do të përballet me tre përfaqësuese të forta të futbollit europian: Spanjën, Italinë dhe Finlandën. Një grup me shkallë të lartë vështirësie për skuadrën kuqezi, e cila do të synojë të shfrytëzojë avantazhin e të luajturit në shtëpi për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në këtë turne. Ndërkohë, në Grupin A, Anglia do të ketë përballë Francën, Poloninë dhe Serbinë. Grupi C përbëhet nga Portugalia, Kroacia, Greqia dhe Çekia, ndërsa në Grupin D janë shortuar...