Borë dhe ulje e temperaturave, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet të lartë, shtrëngata afatshkurtra, borë në lartësitë mbi 1100 metra dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Për këtë arsye ARRSH bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gatishmëri për të garantuar qarkullimin në akset kombëtare. ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve u kërkohet të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve, duke përdorur goma dimërore dhe zinxhirë në akset malore. NJOFTIM ͏͏i ARRSH Sipas parashikimeve të MeteoAlb, në ditët në vijim priten reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra, reshje bore në lartësitë mbi 1100 metra, si dhe ulje e ndjeshme e temperaturave. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha...
Burimi:
kohajone.com