Kushtetueja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, studentët: Një fitore

Kushtetueja pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave, studentët: Një fitore

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën për pezullimin e dispozitës që parashikon gjoba për protestuesit që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve. Vendimi u mor më 26 nëntor, me shumicë votash, ndërsa çështja do të shqyrtohet me përparësi. Studentët e kanë cilësuar vendimin si një fitore. Përveç pezullimit të zbatimit të dispozitës për gjobat, sipas studentëve Gjykata ka vendosur që çështja të shqyrtohet me përparësi. “Një fitore për studentët përpara protestës së 28 Nëntorit! Sot, Gjykata Kushtetuese pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave. Më 26 nëntor, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash, pranoi pjesërisht kërkesën tonë për pezullimin e aktit normativ nr. 5, datë 28.10.2026, që ndryshoi ligjin “Për tubimet”. Gjykata pezulloi zbatimin e dispozitës që ndëshkon me gjobë çdo protestues që...