Shqipëria U-21 mëson kundërshtarin e radhës për një test miqësor në 13 nëntor

Shqipëria U-21 mëson kundërshtarin e radhës për një test miqësor në 13 nëntor

26 Tetor 2026 17:27 Telesport Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Luksemburgut për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore mes Kombëtares U-21 dhe Luksemburgut U-21. Ndeshja do të luhet më 13 nëntor, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”, dhe do të jetë pjesë e programit të përgatitjeve të kuqezinjve për Kampionatin Europian U-21 2027. Shqipëria është një nga vendet organizatore të këtij turneu dhe e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale. Në këtë kuadër, ndeshjet miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vijuar punën me skuadrën dhe për të përgatitur sa më mirë ekipin për sfidën europiane. Ndërkohë, FSHF po punon për të finalizuar marrëveshjen për zhvillimin e një tjetër ndeshjeje miqësore gjatë muajit nëntor, e cila...