“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë finalizuar zyrtarisht Marrëveshjen e Pjesëmarrjes së Shqipërisë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF). Në njoftimin e publikuar nga Bordi i Paqes dhe i shpërndarë nga Ambasada Amerikane në “X” thuhet se Shqipëria do të ofrojë mbështetje shtesë për operacionet e sigurisë dhe kapacitete për planifikimin e operacioneve në kuadër të misionit në Gaza. Kontributi i saj i shtohet atyre të Marokut dhe Kosovës dhe do të jetë thelbësor për përshpejtimin e misionit në fushat e qeverisjes, sigurisë, përpjekjeve humanitare, shtetit të së drejtës dhe rindërtimit. “Republika e Shqipërisë tashmë ka kontribuar në përpjekjet e Bordit të Paqes dhe Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit për të çuar përpara Planin Gjithëpërfshirës të Presidentit...