Shqipëria nr.1 në rajon/ Pse transporti këtu “vlen” më shumë se në Serbi?
Shqipëria rezulton vendi me raportin më të favorshëm të përfitimit ndaj kostos për investimet në transport në Ballkanin Perëndimor, sipas të dhënave të Bankës Botërore. Treguesi për Shqipërinë arrin në 2.22, kundrejt 1.78 në Serbi, 0.89 në Mal të Zi dhe 0.77 në Bosnjë-Hercegovinë. Në praktikë, treguesi 2.22 nënkupton se për çdo njësi kostoje të investuar në transport, modeli llogarit potencialisht rreth 2.22 njësi përfitimi ekonomik dhe social. Diferenca me Serbinë është rreth 25% në favor të Shqipërisë, ndërsa krahasuar me Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën avantazhi është edhe më i madh. Përfitimi nuk llogaritet vetëm në para. Në të përfshihen kursimi i kohës së udhëtimit, ulja e kostove të transportit, konsumi më i ulët i karburantit, siguria rrugore dhe lidhja më e mirë mes...
Burimi:
ntv.al