SHQIPËRIA NË PROVËN E PARISIT/ FRANCA MUND TE BEHET PENGESA E RRADHES

SHQIPËRIA NË PROVËN E PARISIT/ FRANCA MUND TE BEHET PENGESA E RRADHES

Shqipëria mund të përballet me një tjetër sfidë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, këtë herë në Paris. Franca mund të kthehet në një nga pengesat kryesore për zgjerimin e ardhshëm të BE-së, edhe nëse vendet kandidate arrijnë të përfundojnë me sukses negociatat e anëtarësimit. Kjo është pikëpyetja që ngre një analizë e re e Institutit Evropian CIFE, e cila fokusohet te mënyra se si Franca ratifikon traktatet për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Çështja merr rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe Malin e Zi, dy prej vendeve të Ballkanit Perëndimor që konsiderohen ndër më të avancuarat në procesin e negociatave. Referendum ose shumicë e cilësuar Sipas analizës, Kushtetuta franceze parashikon që traktatet për anëtarësimin e vendeve të reja në BE të ratifikohen përmes një referendumi ose...