Shqipëria në protestë, Majlinda Dhuka apel për dialog: Bashkimi Europian është destinacioni ynë
Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e dialogut, respektimit të institucioneve dhe mbrojtjes së vlerave europiane, në një moment kur zëri i qytetarëve dhe protestat kërkojnë reflektim të përgjegjshëm mbi të ardhmen e vendit. Në mesazhin e saj, Dhuka thekson se Bashkimi Europian mbetet destinacioni i Shqipërisë dhe se përkatësia në familjen europiane duhet të dëshmohet çdo ditë përmes vlerave, qëndrimeve dhe veprimeve konkrete. Ajo nënvizon se protestat dhe zëri i qytetarëve duhet të shërbejnë si një mundësi për reflektim mbi Shqipërinë europiane që synohet të ndërtohet, ku qytetarët dëgjohen, institucionet respektohen dhe shteti i së drejtës qëndron mbi çdo interes. ”Të jesh europian do të thotë të kesh guximin të ngresh zërin, urtësinë të...
Burimi:
kohajone.com