Shqipëria në kaos nga protestat, Rama flet për mediat e huaja: Nuk do të jap dorëheqjen!

Shqipëria në kaos nga protestat, Rama flet për mediat e huaja: Nuk do të jap dorëheqjen!

Prej tri ditësh, Shqipëria po përballet me protesta, bojkotim të mësimit dhe tensione në rrugët e disa qyteteve. Studentë dhe gjimnazistë kanë dalë në tubime kundër qeverisë, ndërsa në disa raste janë raportuar përplasje me policinë, shoqërime të protestuesve dhe dëmtime të pronës publike e private. Në këtë situatë të tensionuar, kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, duke dhënë një përgjigje të prerë për agjencinë ndërkombëtare Reuters, sipas asaj që raporton Deutsche Welle. Në vend të një sinjali për tërheqje përballë protestave, kreu i qeverisë ka theksuar se nuk do të lejojë që dhuna të cenojë objektivin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Qëndrimi i Ramës vjen ndërsa pakënaqësia e shprehur në rrugë nuk është kufizuar vetëm në kryeqytet. Protestave studentore u...