Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të “Eurovision 2025”. “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale. 10 shtetet e para finaliste të “Eurovision 2025” janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali dhe Ukraina. Ndërkohë kujtojmë se Shqipëria do të rikthehet në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision.
Burimi: Opinion.al