Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shqipëria në BE, Spanja vend mbështetës për procesin
Zv/ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino u takua me sekretarin e shtetit për Bashkimin Evropian në Spanjë, Fernando Sampedro. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se të dy palët patën një diskutim të frytshëm mbi forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona. Gjithashtu në takim u riafirmua mbështetja e Spanjës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.