Shqipëria në BE, sa do të paguajë dhe sa do të përfitojë? Në buxhetin e Unionit do të derdhet një kontribut, por përfitimet pritet të jenë më të larta

Shqipëria në BE, sa do të paguajë dhe sa do të përfitojë? Në buxhetin e Unionit do të derdhet një kontribut, por përfitimet pritet të jenë më të larta

Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare nuk kanë vetëm një marrëdhënie merr, por edhe jep. Anëtarësimi do t’i japë mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga fondet e BE, por njëkohësisht vendi duhet të derdhë një kontribut të caktuar në buxhetin e Bashkimit Evropian. Për këtë arsye, Ministria e Financave ka hartuar një projektligj që përcakton konkretisht procedurat se si do të përllogaritet ky kontribut. Kontributi monetar i Shqipërisë në BE duhet të jetë sa 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Për të garantuar mbledhjen e parave për kontributin do të ngrihet Komiteti Kombëtar për Kontributin Kombëtar në BE që kryesohet nga Ministri i Financave. Paratë për kontributin do të sigurohen nga burimet tradicionale vetjake të Shqipërisë (që përfshijnë të ardhurat që rrjedhin nga detyrimet...