
Shqipëria ndëshkohet sërish, pëson golin e dytë
👁2609
“Tre Luanët” luajnë të qetë në pjesën e mbetur të ndeshjes, pasi Harry Kane ka shënuar golin e dytë në portën e kuqezinjve. Ndërkohë pak çaste më herët, Armando Broja u fut në fushë duke zëvendësuar Nedim Bajramin. Pas Brojës janë kryer edhe dy zëvendësime të tjera. Pajaziti dhe Hoxha aktivizohen në vendin e Laçit dhe Asanit. Një zëvendësim i detyruar është kryer te Shqipëria, portieri Strakosha është larguar i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kastrati. Kjo është ndeshja e parë e kombëtares shqiptare për kualifikueset në grupin tonë për Kupën e Botës 2026.
Burimi:
Argjiroja.net