Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Kineze

Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Kineze

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se prej datës 22 e deri më 25 shtator, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Kineze, një aktivitet që sjell për publikun artin, muzikën, traditat, letërsinë dhe kulturën mijëravjeçare të Kinës. “Një kulturë mijëravjeçare, e pasur me art, tradita, muzikë, letërsi dhe histori, që ka lënë gjurmë dhe ka ndikuar në zhvillimin kulturor të shumë shoqërive në Azi dhe më gjerë, vjen në Shqipëri përmes një programi të veçantë”, tha ministri Gonxhja. Kjo javë kulturore është pjesë e edicionit të 5-të të Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe programi i saj do të përfshijë aktivitete të ndryshme, nga xhazi dhe muzika tradicionale, tek arti i kukullave, letërsia, sporti dhe ndërveprimi me publikun. Një prej aktiviteteve kryesore është shfaqja...