Shqipëria mes shkatërrimit të biznesëve, flakëve dhe dhunës. Pezullohet transporti urban në Tiranë, Rama sfidon protestuesit
Disa qytete në Shqipëri, por më së shumti Tirana vijon të përballet me një situatë të tensionuar, ku protesta ka dalë përtej thirrjeve politike, duke u shoqëruar me akte dhune, sulme ndaj institucioneve dhe dëmtime të pronës publike e private. Në ditën e tretë të protestës studentore, goditjet me gurë dhe sende të forta janë drejtuar ndaj Ministrisë së Arsimit, Kuvendit, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe selisë së Partisë Socialiste. Ndryshe nga një ditë më parë, Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa përplasjet me efektivët kanë vijuar. Tensionet janë shtrirë edhe në rrugët e Kryeqytetit, ku janë dëmtuar tabela e semaforë, ndërsa disa kosha mbeturinash janë përfshirë nga flakët. Në shënjestër kanë...
Burimi:
kohajone.com