Shqipëria merr “frymë”, ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot

Shqipëria merr “frymë”, ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Që në orët e para të mesnatës priten vranësira dhe reshje shiu, të cilat do të nisin në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët, lokalisht mesatar, dhe pritet të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit. Gjatë paradites dhe deri në orët e pasdites, reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të dobët. Më pas, ato do të lokalizohen përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në zonat malore të veriut. Era...