Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria me “sytë” nga tregjet e huaja, bizneset më lehtë të blejnë sesa të shesin jashtë
Shqiptarët po e shohin gjithnjë e më tepër fitimprurëse hapjen e një biznesi që sjell mallra nga jashtë për t’i shitur në tregun vendas, sesa përpjekjen për të nxjerrë produktet “Made in Albania” në tregjet e huaja. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave gjatë vitit 2024 numri i ndërmarrjeve importuese arriti në 14,734, duke shënuar një rritje prej afro 8% krahasuar me vitin 2023. Në të kundërt, ndërmarrjet eksportuese kanë shënuar një rënie të lehtë. Vitin e kaluar, numri i bizneseve që eksportojnë mallra shqiptare ishte 3,784, duke u ulur me 0.2% në krahasim me një vit...