Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Shqipëria me strategji zyrtare kundër dezinformimit’, Gjonaj në Kuvend: Për sigurinë kombëtare
Deputetja Etilda Gjonaj, duke folur sot në Kuvend për përmbylljen e punës së Komisionit të Posaçëm kundër Dezinformimit, tha se tashmë Shqipëria ka një strategji të qartë për të adresuar këtë fenomen. “Ne sot, si në këtë strategji, ashtu edhe gjatë gjithë veprimtarisë së këtij komisioni dhe këtë e them me bindje të plotë si sekretare e këtij komisioni nuk kemi bërë asgjë tjetër përveçse kemi ndjekur modelin e Parlamentit Evropian dhe veprimtarinë e këtyre dy komisioneve të posaçme. Pa dyshim, kjo është një veprimtari që ka edhe background-in të përshtatur për realitetin shqiptar, por nga ana tjetër ne e...