Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shqipëria, me ritmet më të ulëta të investimeve të huaja direkte në rajon
Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës (wiiw) Shqipëria regjistroi një rritje të lehtë të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në vitin 2024, duke arritur në 1,58 miliardë euro, nga 1,5 miliardë euro në vitin 2023 me rritje vjetore prej rreth 5.7%. Ajo që bie në sy për Shqipërinë është rritja e fortë e riinvestimeve të fitimeve, të cilat u zgjeruan nga 137 milionë euro në 2017, në 852...