Shqipëria mbyll negociatat për kapitullin 20 të BE-së, ja sfidat që e presin deri në vitin 2027

Shqipëria mbyll negociatat për kapitullin 20 të BE-së, ja sfidat që e presin deri në vitin 2027

Shqipëria ka mbyllur negociatat për një tjetër kapitull të acquis së BE, atë për ndërmarrjet dhe politikën industriale. Vendi ynë rezulton të ketë përafruar standardet dhe harmonizuar plotësisht legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian në këtë fushë, duke realizuar të gjithë reformat e kërkuara nga Unioni. Sipas Kryeministrit Edi Rama, drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim. Në korrik të këtij viti, në përfundim të Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, u zyrtarizua mbyllja provizore e Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullit 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullit 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”. Bashkë me kapitullin 20 tashmë, shkon në 4 numri i kapitujve për të cilat Shqipëria ka mbyllur negociatat, teksa i mbeten...