Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Shqipëria hap portën e jugut. Aeroporti i Vlorës synon të transformojë rajonin
👁13261
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) priti sot fluturimin e parë certifikues, duke zyrtarizuar përfundimin e fazës së parë të ndërtimit dhe dorëzimin e infrastrukturës ajrore. Ky zhvillim shënon një kapitull të ri për sektorin e aviacionit civil të Shqipërisë dhe potencialisht për ekonominë e rajonit jugor të vendit.E pranishme në ceremoninë e dorëzimit ishte zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila vlerësoi aeroportin si një nga investimet më të rëndësishme strategjike të vendit. “Ky është një projekt që lidhet drejtpërdrejt me krenarinë kombëtare dhe me një premtim të mbajtur nga Kryeministri Edi Rama,” deklaroi Balluku.Tre Shtylla...