Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Shqipëria vijon të karakterizohet nga një polarizim i fortë territorial, ku vetëm një numër i kufizuar bashkish kanë një strukturë të mirëfilltë urbane, ndërsa pjesa më e madhe e territorit mbetet me karakter rural. Sipas Raportit Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, i cili përdor metodologjinë DEGURBA dhe të dhënat e Censit 2023, vetëm 6 bashki në vend klasifikohen kryesisht si “qytet”. Ndërkohë, 13 bashki klasifikohen si “qytezë dhe periferi”, ndërsa 42 bashki, rreth dy të tretat e sistemit vendor, kanë karakter mbizotërues rural. Kamza rezulton bashkia më e urbanizuar në vend, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara si urbane. Pas saj renditet Tirana me 93.2% dhe Durrësi me 84.5%. Norma të larta urbanizimi regjistrohen edhe në Vlorë me 81%, Sarandë me...