“Shqipëria është e të gjithëve!” Apeli i Kryepeshkopit Joan: Merrni vendime të urta e të pjekura për vendin

“Shqipëria është e të gjithëve!” Apeli i Kryepeshkopit Joan: Merrni vendime të urta e të pjekura për vendin

Kryepeshkopi Joan TIRANË- Kryepeshkopi Joan bëri thirrje për të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimarrjes, të marrin vendime të urta dhe pjekura në shërbim të të gjithë vendit dhe qytetarëve. Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të kësaj të diele, Kryepeshkopi Joan u lut që zoti t'u ndriçojë mendjes vendimarrësve që të gjejnë rrugën e duhur për të mirën e vendit.  Kryepeshkopi u shpreh se 'Shqipëria është e të gjithëve' dhe të gjithë ata që jetojnë në këtë vend, kanë të drejtë të marrin pjesë për ndërtimin e saj.  “Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që...