Shqipëria e kishte shpallur në kërkim për mashtrim, 38-vjeçari arrestohet në Itali

Shqipëria e kishte shpallur në kërkim për mashtrim, 38-vjeçari arrestohet në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e mashtrimit, i cili fshihej në Itali që prej korrikut të vitit të kaluar. Karabinierët e Kompanisë Legnano bënë të ditur se arrestimi u krye gjatë një operacioni kontrolli territorial, ku u identifikua dhe u ndalua i kërkuari, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoriteti gjyqësor shqiptar në bashkëpunim me Interpol Tiranën. 38-vjeçari, emri i të cilit nuk është publikuar, rezultonte banor i përkohshëm në Legnano. Sipas mediave italiane, ai akuzohet për krimin e mashtrimit dhe aktualisht kanë nisur procedurat ligjore për...
Burimi: Sot.com.al