“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Presidenti francez Emmanuel Macron ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen gjatë samitit në Tiranë. Përmes një postimi në platformën X, Macron shprehet se Shqipëria e ka vendin në BE dhe se Franca e mbështet këtë rrugëtim. “I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vetë në Bashkimin Europian, Franca ju mbështet në këtë rrugëtim”, ka shkruar Macron. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv