Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shqipëria e bleu shtrenjtë vendin e nderit në Berlin, Kumbaro pagoi 6 milionë euro për Panairin e Turizmit
Në mars të këtij viti, Shqipëria mori vëmendjen e botës duke qenë vendi i nderit në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit (ITB) në Berlin. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e shpallën këtë një “arritje historike”, duke e promovuar si një sukses të jashtëzakonshëm për vendin. Kryeministri deklaroi me krenari se Shqipëria kishte kapërcyer vende si Katari dhe Arabia Saudite për rritjen e turizmit. Nën sloganin “Albania All Senses”, stenda shqiptare në ITB Berlin 2025 ishte vërtet mbresëlënëse: një hapësirë gjigante me performanca kulturore, muzikë, kuzhinë tradicionale dhe përvoja dixhitale. Por, të dhënat e fundit publikuar nga “Kapitali.al” tregojnë se ky spektakël pati një kosto financiare të konsiderueshme. Sipas raportimeve, Ministria e Turizmit ka paguar deri më tani mbi 560 milionë lekë, ose...