“Shqipëria duhet të ndryshojë”- Tabaku në Bundestag: Integrimi në BE duhet të matet me reforma, demokraci dhe respektimin e votës!

“Shqipëria duhet të ndryshojë”- Tabaku në Bundestag: Integrimi në BE duhet të matet me reforma, demokraci dhe respektimin e votës!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi në Bundestag që përparimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian të matet me zbatimin e reformave. Tabaku e hapi vizitën në Berlin më 23 nëntor me takime me deputetin e CDU-së, Peter Beyer, dhe kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag, Anton Hofreiter. Tabaku, nënkryetare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, tha se me Beyer, i cili në Bundestag merret me çështjet e Ballkanit Perëndimor, diskutoi ecurinë e integrimit të vendit. Në njoftimin pas takimit, ajo e përshkroi Gjermaninë si një mbështetëse të anëtarësimit të Shqipërisë që kërkon që procesi të ecë mbi bazën e meritës dhe të përmbushjes së standardeve. “Shqipëria ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht dhe ndryshimi vjen përmes demokracisë dhe shtetit ligjor, respektit...