Shqipëria dhe Kosova vendosin ura bashkëpunimi në inspektime, drejt standardeve të përbashkëta (VIDEO)

Shqipëria dhe Kosova vendosin ura bashkëpunimi në inspektime, drejt standardeve të përbashkëta (VIDEO)

Dashnor Sula dhe Lyra Osmani Ahmeti Inspektorati i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Kosovës kanë formalizuar partneritetin e tyre me nënshkrimin e një marrëveshjeje, e cila parashikon shkëmbimin e përvojave ekspertizës dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në këtë fushë. Dokumenti është nënshkruar nga kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm të Shqipërisë Dashnor Sula dhe Inspektorja e Përgjithshme e Kosovës Lyra Osmani Ahmeti. Bashkëpunimi synon krijimin e një qasjeje më të koordinuar mes dy institucioneve duke përfshirë harmonizimin e metodologjive dhe praktikave të kontrollit. Një prej drejtimeve kryesore të marrëveshjes është modernizimi i sistemit të inspektimeve përmes digjitalizimit të proceseve. Palët synojnë të shkëmbejnë modele dhe praktika që mund të ndihmojnë në rritjen e transparencës efikasitetit dhe përmirësimin e mënyrës së ushtrimit...