“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

Ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale kanë qenë në fokus të një diskutimi me zëvendës-ministren e Drejtësisë, Elona Hoxha, në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv. Hoxha tha se këto ndryshime vijnë si rezultat i problematikave të evidentuara gjatë zbatimit të kodit aktual, por edhe në kuadër të rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare dhe nevojës për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian. Zëvendësministrja Hoxha, thotë se synimi i këtyre ndryshimeve është i qartë: “vendosja e një ekuilibri midis luftës kundër kriminalitetit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjatë proceseve penale”. Hoxha thekson se një sërë raportesh ndërkombëtare e cilësojnë Shqipërinë si “delja e zezë” për sa i përket paraburgimit. “Edhe kryeministri Rama gjatë prezantimit të ndryshimeve në Kod e cilësoi që norma...