Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por Tirana është kthyer në kosh mbeturinash

Shqipëria aspiron të futet në BE brenda pak vitesh, por hapësirat publike të kryeqytetit, që përfaqëson imazhin e vendit, nuk kanë lidhje me standardet e një territori europian. Rrugë, trotuare e parqe të papastruara, mbeturina të hedhura ngado nga papërgjegjshmëria e qytetarëve dhe të lëna aty nga neglizhenca e bashkisë që menaxhon qytetin. Rrugët e pafshira me muaj dhe të palara asnjëherë janë kthyer në normalitet. Ky është Bulevardi i Ri, një investim i bërë pak kohë më parë, më i riu në kryeqytet. Por ai duket më shumë si një kosh i madh mbeturinash sesa si rrugë me parqe...
Burimi: Opinion.al