Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin e dytë në Grupin K, ndaj një rivali direkt, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Letonia e Andorra. Për këtë ndeshje, trajneri Silvinjo është detyruar të sakrifikojë katër lojtarë, pasi UEFA lejon vetëm 23 futbollistë. Në tribunë kanë përfunduar Mario Dajsinani, Adrian Bajrami, Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha. SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj. SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.
Burimi: Opinion.al