Shprehjet e fytyrës, a janë universale? A i shprehim emocionet njëjtë?

Shprehjet e fytyrës, a janë universale? A i shprehim emocionet njëjtë?

Imagjinoni veten duke ecur në hollin e një hoteli në një vend të huaj. Jeni të lodhur nga një udhëtim të gjatë, por s’keni rezervuar dhomën. Hoteli duket i zënë, por gjithsesi keni shpresë se mund të ketë ende një dhomë të lirë. Para se t’i afroheni recepsionit, ndaleni për të studiuar fytyrën e recepsionistes, duke u përpjekur të vlerësoni nivelin e saj të mirëdashësisë dhe lumturisë. Ajo duket e këndshme, kështu që vendosni t’i drejtoheni, por fillimisht kujdeseni t’i buzëqeshni, duke shpresuar që ky gjest të perceptohet si miqësor dhe i këndshëm. Leximi i shprehjes së fytyrës, është një...