“Shpopullimi plagë që nuk lindi sot, por para Reformës së 2014”- Luarasi: Harta territoriale nuk shuan zjarret dhe s’ndez dritat e rrugëve!

“Shpopullimi plagë që nuk lindi sot, por para Reformës së 2014”- Luarasi: Harta territoriale nuk shuan zjarret dhe s’ndez dritat e rrugëve!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, është shprehur se nuk është harta territoriale ajo që shuan zjarret apo që mban ndezur dritat e rrugëve, por sipas saj, harta vendos nëse do të ketë bashki të afta për të ofruar këto shërbime. Komentet Luarasi i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se shpopullimi i Shqipërisë nuk ka nisur me hartën territoriale të vitit 2014, por sipas saj është më i hershëm. Sipas Luarasit, Shqipëria duhet të ndërtojë bashki që ofrojnë shërbime dhe jo të jenë prezente vetëm si zyra. Për Luarasin, ulja e numrit të njësive vendore nuk ndikon te shpopullimi dhe për këtë ajo mori shembullin e Danimarkës, që sipas saj e ka ulur numrin e komunave nga 271 në 98. “Shpopullimi...