Shpëtoi turistët në Shkodër, por u mbyt vetë! Vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit të anijes

Shpëtoi turistët në Shkodër, por u mbyt vetë! Vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit të anijes

Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të Bashkisë Shkodër, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike në liqenin e Shkodrës, Arben Anamali. Strukturat do të jenë të angazhuara edhe gjatë ditës së sotme për të bërë të mundur gjetjen e trupit të Arbenit, kapitenit që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët që po rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të.  
Burimi: Gijotina.com