Shpërthimi në Elbasan, MSH: Viktima 83-vjeçar, 8 persona në spital, mes tyre një fëmijë
pamje nag vendngjarja-elbasan ELBASAN- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka konfirmuar vdekjen e 83-vjeçares si pasojë e zjarrit në një apartament në Elbasan. Sipas të dhënave të MSH, 8 persona, mes tyre edhe një fëmijë, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit. "Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit, sipas të dhënave paraprake, 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan. Fatkeqësisht, nga ngjarja ka humbur jetën një 83-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje. Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal Elbasan ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin...
Burimi:
zeri.ai