Shpërthimi i ‘Benz’-it në Gjirokastër, DETAJE të reja: Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë

Shpërthimi i ‘Benz’-it në Gjirokastër, DETAJE të reja: Tritoli dyshohet se u aktivizua në distancë

beqir devolli-vendngjarje GJIROKASTËR- Detaje të reja dalin në dritë lidhur me atentatin në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, ndërsa mbeti i plagosur edhe Erigels Mela. Sipas dyshimeve paraprake, lënda plasëse e vendosur në automjetin tip "Benz", mund të jetë akivizuar në distancë përmes një telefoni.  Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “18 Shtatori”. Automjeti shpërtheu teksa ishte në lëvizje, duke plagosur rëndë dy personat që udhëtonin në të, ndërsa shoferi Beqir Devolli humbi jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.  Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri”, ndërsa dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi. Ai rezulton të jetë dënuar në vitin 2012 për transport të paligjshëm të emigrantëve. Sipas burimeve, Devolli sapo ishte kthyer nga Tirana pak para...