Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Kryeqyteti i Arabisë Saudite, Riadi, u trondit këtë të enjte nga shpërthime të fuqishme. Nxënës të shkollave ndërkombëtare dhe diplomatë u detyruan të strehohen për siguri. Shpërthimet ndodhën në një moment kur konflikti mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani, po përshkallëzohet. Një ditë më parë, autoritetet saudite raportuan tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas sulmeve ndaj dy aeroporteve në vend. Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite po zhvillon një kundërofensivë në Jemen. Riadi mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të këtij vendi. Houthit sulmojnë aeroportin e Riadit Huthit kontrollojnë kryeqytetin e Jemenit, Sana, si dhe zona të mëdha të vendit prej më shumë se një dekade. Pas disa vitesh qetësie relative, luftimet u rikthyen në korrik. Konflikti është shndërruar në...