Shpërthim në rafinerinë e naftës në Greqi, humb jetën shqiptari, plagoset kolegu i tij, pranga kontraktorit të punimeve

Shpërthim në rafinerinë e naftës në Greqi, humb jetën shqiptari, plagoset kolegu i tij, pranga kontraktorit të punimeve

Rafineria e naftës në Greqi GREQI-Një punëtor shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një shpërthimi në rafinerinë e naftës 'Motor Oil' në Agioi Theodoroi, pranë Korinthit, në Greqi, raportojnë mediat fqinje. 43-vjecari Robert Cakaj ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa vazhdon të trajtohet i intubuar kolegu i tij, 50-vjecari Dorian Hysa. Fillimisht, dy të plagosurit rëndë nga shpërthimi u dërguan në Spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një person i tretë i plagosur. Më pas dy të plagosurit më rëndë u dërguan në Thriasio, ku njëri prej tyre vdiq. Dy shqiptarët ishin pjesë e një kompanie të jashtme kontraktore që po kryente ndërhyrje në pajisjet industriale. Sipas informacioneve paraprake, gjatë punimeve në shkëmbyesit e...