Shpërthim në një apartament në Elbasan, i gjithë pallati në flakë, evakuohen banorët (VIDEO)

Shpërthim në një apartament në Elbasan, i gjithë pallati në flakë, evakuohen banorët (VIDEO)

ELBASAN- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mesditën e sotme në një apartament në qytetin e Elbasanit, në lagjen "Beqir Dardha". Mësohet se flakët janë përhapur në të gjithë pallatin dhe për pasojë ka nisur evakuimi emergjent i banorëve të ndërtesës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit dhe nxjerrjen e banorëve nga ndërtesa, edhe përmes shkallëve të pallatit. Paraprakisht, dyshohet për persona të plagosur, por ende nuk ka një informacion zyrtar. Ndërkohë, mbeten ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit. Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim./ZËRI