Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërthim me tritol në Vlorë, lënda plasëse i vendoset një biznesi
Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën transballkanike, e vendosur në një godinë biznesi që jepte motorë me qira. Ende të paqarta motivet, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi. Tritoli i është vendosur një biznesi që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh. Në ato momente, biznesi ka qenë i mbyllur. Ka vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla...