Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse në portën e një banese
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 03:50 në zonën e Ishull-Lezhës, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes. Hetimet e policisë vijojnë për të përcaktuar edhe motivet e këtij akti.
Burimi:
vizionplus.tv