Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë fluturimet

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë fluturimet

Vullkani Krakatoa në Indonezi ka shpërthyer sërish këtë të diel. Si pasojë ka shkaktuar kaos në trafikun ajror të vendit. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se gjashtë aeroporte, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Xhakartës, kanë pezulluar aktivitetin për shkak të shpërthimit dhe pasojave të tij, veçanërisht përhapjes së hirit vullkanik. Në aeroportin kryesor të vendit janë krijuar radhë të gjata, ndërsa pasagjerët kanë kërkuar rimbursim ose riplanifikim të fluturimeve. Mijëra persona po përballen me vështirësi për shkak të ndërprerjes së udhëtimeve. Vullkani Anak Krakatau ka qenë në aktivitet që prej mbrëmjes së së premtes, 4 shtator, ndërsa hiri vullkanik u evidentua në zonën e aeroportit të Xhakartës në orët e para të mëngjesit të së dielës, 6 shtator. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Indonezisë (BMKG), hiri...