Shpërthen tritoli në derën e një banesë në Ishull Lezhë

Shpërthen tritoli në derën e një banesë në Ishull Lezhë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në portën e një banese në Ishull-Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 minuta, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Banesa i përket shtetasit me inicialet S. Q. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të dokumentuar provat dhe rrethanat. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të ngjarjes. Njoftimi i policisë Lezhë Rreth orës 03:50, në Ishull-Lezhë, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit S. Q., ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për...