Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpërthen në flakë makina në Durrës, dyshohet se…
👁7910
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa mjeti ishte në lëvizje. Sipas burimeve nga vendngjarja, automjeti ishte i pajisur me sistem benzinë-gaz dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë nga automjeti, ku më pas ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe Policia Bashkiake, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë bërë të mundur shuarjen...