Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpërthen ‘Mercedesi’ i drejtorit të Albin Kurtit, Policia e Kosovës nis hetimet
👁13057
Një shpërthim i dyshuar ka ndodhur paraditen e së premtes në makinën private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari. Incidenti ndodhi rreth orës 10:00 në parkingun e spitalit, ndërsa autoritetet raportojnë për dëme materiale, por jo për persona të lënduar. Policia e Kosovës ka konfirmuar se është sinjalizuar për një shpërthim në një veturë dhe se menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme, përfshirë edhe angazhimin e njësisë anti-bombë për të kontrolluar mjetin. Ngjarja ndodhi në kohën kur në ambientet e administratës qendrore të QKUK-së po bëheshin përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes...