Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital
Një 67-vjeçar është plagosur në shtëpinë e tij në Leskovik pas shpërthimit të një bombole gazi, që përdorej për gatim. “Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim”,- njofton policia. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.