Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Leskovik, lëndohet 67-vjeçari
Një 67-vjeçar është lënduar në banesën e tij në Leskovik, pas shpërthimit të një bombole gazi që përdorej për gatim. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh.N. ku si pasojë e shpërthimit ai është dëmtuar. I moshuari është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore ndërsa sipas njoftimit të policisë, është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë “Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e...